Kryesore » 2012 » Gusht » 31 » Tri kushtet e BE –së Serbisë për Kosovën
12:13 PM
Tri kushtet e BE –së Serbisë për Kosovën
Kushte formale për marrjen e datës së fillimit të bisedimeve të Serisë për anëtarësim në BE janë marrëveshjet e Kosovës me Serbinë për rrymën dhe telekomunikacionin si dhe suspendimi i institucioneve serbe në veri të Kosovës, ka deklaruar, Borislav Stefanoviç, i cili ka shfaqur dyshimin se këto tema do të zgjidhen në kuadër të dialogut teknik.Shefi i bisedimeve të deritanishme të ekipit serb, ka thënë për "Danas”, se nëse fillojnë bisedimet politike, ato do të merren me manastiret dhe kishat, veriun e Kosovës dhe pasurinë e të drejtat e serbëve në pjesën jugore."Mendoj se kryetari Nikoliç do të ulet me Jahjagën ose kryeministri Daciq me Thaçin dhe ata do të bëjnë marrëveshjen kornizë, ndërsa do të dialogun do ta udhëheqin ekipet e tyre”, ka thënë Stefanoviç, transmeton "Koha”.Stefanoviç ka përkujtuar se gjatë dialogut është biseduar edhe për të pagjeturit, komunikacionin ajror, energjetikë, telekomunikacion, kishat dhe manastiret.
Tema e të pagjeturve dhe ajo e komunikacionit ajror vetëm është prekur, sepse pala prishtinase nuk ka dashur të bisedohet fare për to.

Stefanoviç ka shtuar se Edita Tahiri nuk ka dashur të flitej as për eksterritorialitetin apo për të drejtat speciale të manastireve në pjesën jugore, pasi ajo ato i konsideron trashëgimi të Kosovës.

Kur e pyeta se çfarë mendon për 17 marsin 2004, Edita ka thënë: "Ai ka qenë incident që e kemi dënuar dhe kishat i kemi meremetuar”, ka thënë Stefanoviç.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus