Kryesore » 2012 » Prill » 15 » Tre shqiptarë, kandidatë për deputetë të kantonit Thurgau
9:16 PM
Tre shqiptarë, kandidatë për deputetë të kantonit Thurgau
Zgjedhjet për Parlamentin kantonal që u mbajtën sot në Thurgau ridëshmuan trendin e rënies së fuqisë së SVP-UDC-së, të konstatuar edhe në disa zgjedhje të tjera nivelesh të ndryshme të kohëve të fundit.Ndërkaq, nga katër kandidatët shqiptarë që morën pjesë në gara nuk ka fituar asnjëri. Tre prej tyre: Alban Imeri nga Kumanova, Besim Kauz nga Tetova dhe Agim Imeri kanë kandiduar për BDP-PBD ndërsa Arian Bilali nga Gostivari për SP-Juso.
Më së shumti vota prej tyre ka fituar Alban Imeri, 851, pas tij vjen Besim Kauz me 791 vota ndërsa Arian Bilali ka fituar vetëm 158 vota.Përkundër faktit se asnjëri nuk ka numrin e nevojshëm për të fituar vendin e deputetit kantonal, ata janë të kënaqur që kanë mundur të fitojnë një numër të konsiderueshëm votash, thotë me këtë rast për albinfo.ch Besim Kauz, njëri ndër kandidatët. Këtë thënie ai e mbështet në faktin se ka pasur shumë kandidatë zviceranë dhe me përvojë politike që kanë marrë më pak vota se kandidatët shqiptarë, të cilët po e matnin peshën e tyre politike për herë të parë.

Rezultatet e arritura nga pothuaj të gjitha komunat e Thurgaut dëshmojnë për një ndryshim të forcës së partive në Parlamentin e këtij kantoni, edhe pse nuk ka ndryshim në radhitjen sipas forcave.SVP-UDC, partia që kishte 51 nga 130 vendeve në parlament, do të ketë sipas të gjitha gjasave së paku 10 vende më pak. Nga ana tjetër BDP-PBD e cila merr pjesë për herë të parë në zgjedhjet kantonale, ka fituar së paku 5 vedne deputetësh. Po kështu ndër fituesit e mëdhenj llogariten e edhe të gjelbrit liberalë, që kanë fituar 4 vende më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Partia e vogël konsertvative EDU ka dyfishuar fprcën e saj nga 3 në 6 deputetë.FDP-PLR ka mbajtur stabil numrin e mandateve, 18 sish sa i kishte ehde më parë, ndërsa CVP-PDC ka humbur një mandat.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus