Kryesore » 2012 » Prill » 22 » Trajkoviq: Arrestimi i serbëve ekskluzivisht i motivuar etnikisht
6:53 PM
Trajkoviq: Arrestimi i serbëve ekskluzivisht i motivuar etnikisht
Deputetja e Listës së bashkuar serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq, sipas medieve serbe, ka apeluar sot bashkësinë ndërkombëtare që të ndikojnë për t’u liruar nga arresti i ashtuquajturi kreu i Rrethit të Kosovës , Goran Arsiq dhe sekretari i Kryqit të Kuq në Lipjan, Novica Zhiviq dhe që Prishtina të ndërpres aksionet e tilla dhe të ngjashme.Trajkoviq në një deklaratë me shkrim që ua shpërndarë medieve ka theksuar se arrestimi i dy serbëve është vazhdim i aksionit të arrestimit pa shkak të serbëve në Kosovë, i cili ka për qëllim që të gjithë të tjerëve t’u çojë mesazhin se janë të padëshirueshëm në Kosovë. "Kjo ndjekje e serbëve është ekskluzivisht e motivuar etnikisht dhe nuk mund t’i arsyetojë as deklaratat e rrejshme të dëshmitarëve dhe as arsyetimet absurde të Policisë së Kosovës”, ka thënë Trajkoviq.Sipas saj, "arrestimi i Arsiqit për shkak të agjitimit dhe kërcënimit të atyre që nuk kanë dëshiruar që të votojnë në zgjedhjet e pritshme serbe nuk është serioze, duke pasur parasysh se Arsiq publikisht dhe nëpërmjet medieve ka thirrur që të mos mbahen zgjedhjet lokale serbe në Kosovë”. Sipas Trajkoviqit, "serbët në Kosovë janë të shqetësuar deri në fund, për shkak se është evidente se në disa muajt e fundit ekziston një vazhdimësi e ndjekjes intensive të serbëve në Kosovë”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus