Kryesore » 2012 » Janar » 24 » Tracey Ann Jacobson në postin e Christopher Dell
9:20 PM
Tracey Ann Jacobson në postin e Christopher Dell
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka nominuar për ambasadore të SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.Duke i’u referuar mediave kosovare, ky lajm është bërë publik nga Shtëpia e Bardhë. Kjo ka të bëjë me nominimet e reja që presidenti Obama ka vendosur ti bëjë në poste të ndryshme në administratën e tij si dhe në pozita përfaqësuese diplomatike në disa vende të botës."Unë jam mirënjohës që këta individë të talentuar dhe të përkushtuar kanë rënë dakord, për të marrë këto role të rëndësishme dhe për t’i shërbyer popullit amerikan. Pres me padurim të punojë me ta në muajt dhe vitet e ardhshme”, ka deklaruar Obama.
Ambasadorja Jacobson, një diplomate karriere nga Shërbimi i Lartë Diplomatik, momentalisht shërben si zëvendës-drejtoreshë e Institutit për Shërbim të Jashtëm (FSI).Pasi të jetë konfirmuar nga Senati, Tracey Ann Jacobson do të zëvendësojë Christopher Dellin, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Kosovë prej vitit 2009.Duke u ndalur në burimet e "Kohës Ditore”, ky i fundit pritet të vazhdojë punën në Gjermani, në postin e zëvendës komandantit në Komandën e Ushtrisë Amerikane për Afrikën. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus