Kryesore » 2012 » Mars » 1 » Tiranë, universiteti fantazmë diploma për 12 mijë euro, dy të arrestuar
1:03 AM
Tiranë, universiteti fantazmë diploma për 12 mijë euro, dy të arrestuar
Sektori i antikrimit ekonomik në polici ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për falsifikim dokumentesh.
 Hajrie Haneli dhe Vani Nicka, akuzohen se kanë dhënë diploma të degëve ekonomik dhe juridik në Universitet për persona që nuk kanë frekuentuar fare auditoret.Sipas të dhënave nga policia, dy të dyshuarit u merrnin qytetarëve deri në 12 mijë euro për diplomë.Diplomat mësohet se kanë qenë në rregullta pasi merreshin me numër amze me anë të bashkëpunimit me punonjës të fakulteteve përkatëse.Gjatë hetimeve, policia tha se ka dokumentuar mbi dhjetë raste të pajisjes së personave të ndryshëm me diploma të ekonomikut dhe juridikut nga dy të arrestuarit kundrejt shumave 12 mijë euro për diplomë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus