Kryesore » 2012 » Maj » 13 » Thaçi tjetër
2:26 PM
Thaçi tjetër
Për herë të parë që prej se është në krye të Qeverisë, Hashim Thaçi e ka ndryshuar gjuhën në drejtim të Bashkimit Europian. Tash, ai po kërkon nga BE’ja të përshpejtojë hapat për integrimin e Kosovës, në të kundërtën ka paralajmëruar rrezikun e ndryshimit të kufijve.Hashim Thaçi, në paraqitjet e fundit, është shfaqur i ashpër ndaj Bashkimit Europian, si kurrë më parë. Kryeministri thotë se Brukseli duke mos i shtyrë proceset integruese, po e mban gjallë industrinë e konflikteve në Ballkan. Por, këto komente nuk i kanë pëlqyer Ambasadorit francez në Prishtinë, Jean Francois Fitou. Ai e porositi Thaçin t’i kryej punët e veta

Për herë të parë që prej se është në krye të Qeverisë, Hashim Thaçi e ka ndryshuar gjuhën në drejtim të Bashkimit Europian. Tash, ai po kërkon nga BE’ja të përshpejtojë hapat për integrimin e Kosovës, në të kundërtën ka paralajmëruar rrezikun e ndryshimit të kufijve.

Këto kërcënime të Thaçit vijnë në kohën kur Kosova ende nuk e ka marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, derisa procesi integrues i Prishtinës ende është në fazën fillestare.

Në një shkrim të publikuar në "European Voice”, Thaçi ka adresuar kritika të drejtpërdrejta ndaj Brukselit, që nuk e ka bërë asnjëherë më parë.

"Pse ndodh që ne ende nuk e kemi tejkaluar jostabilitetin dhe nuk e kemi bërë Europën më të sigurt? A u mungon vullneti apo fuqia vendimmarrësve në Bruksel për të përshpejtuar procesin integrues europian për shtetet e mbetura të Ballkanit Perëndimor? A janë vendimmarrësit në Bruksel të vetëdijshëm se duke stërzgjatur këtë proces, ata pa qëllim janë duke ndihmuar që të mbahet gjallë industria e konflikteve në Ballkan?” kishte shkruar Thaçi.

Por pavarësisht mirëkuptimit që është shfaqur nga ambasadorët në Prishtinë për këto deklarata, Ambasadori francez, Jean Francois Fitou ka treguar arsyet e ngecjes së rajonit në rrugën e integrimeve. Ai po ashtu ka qenë i drejtpërdrejtë në reagimin e tij ndaj Thaçit.

Fitou ka thënë se Thaçi ka të drejtë të kërkojë hapa konkretë nga BE’ja, por fillimisht ia ka rikujtuar se problemi nuk është vetëm tek Unioni, sa i përket ecjes së Kosovës në proceset integruese.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus