Kryesore » 2012 » Mars » 25 » Thaçi-Tadic në qershor, në Londër ose Bruksel
3:13 PM
Thaçi-Tadic në qershor, në Londër ose Bruksel
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadic mund të takohen gjatë muajit qershor në Londër, ose në Bruksel.Kështu kanë deklaruar burime ndërkombëtare për Express në kushte anonimiteti, të cilat kanë përjashtuar mundësinë që takimi të ndodhë në Sarajevë, për faktin se Bosnja dhe Hercegovina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
"Kryeministri Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadic mund të takohen gjatë qershorit në Londër, ose në Bruksel. Por takimi nuk ka gjasa të ndodhë në një vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ky zyrtar për gazetën.Mundësia e takimit Thaçi –Tadic është përmendur disa herë, sidomos gjatë procesit të bisedimeve Kosovë –Serbi, të cilat po zhvillohen në Bruksel..
Thaçi më herët ka thënë se nuk ka ndonjë problem ta takojë Tadicin, pasi takime me të ka pasur edhe gjatë bisedimeve për statusin në Vjenë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus