Kryesore » 2012 » Korrik » 31 » Thaçi sjell në Kosovë Mc Donalds
0:02 AM
Thaçi sjell në Kosovë Mc Donalds
Firma me seli në Washington "Patton Boggs” është duke u paguar 50,000 $ në muaj nga zyra e Hashim Thaçit në mënyrë që të lobojë për Kosovën – përfshirë hapjen e restorantit të parë të McDonalds-it. Kompania e diskutueshme e fast-foodit është biznesi i vetëm që është dhënë me emër si subjekt i lobimit nga firma "Patton Boggs”, në takimet e saj për të promovuar Kosovën si një vend për të bërë biznes. Sipas dokumenteve të paraqitura në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së nga "Patton Boggs”, firma e lobimit iu shkroi e-maila, iu telefonoi dhe mbajti një takim me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, në lidhje me hapjen e zinxhirit të hamburgerëve në Kosovë. "Patton Boggs” paguhet nga Zyra e Kryeministrit për t’i ofruar Kosovës "shërbime këshilluese në çështjet ligjore dhe avokim për t’u përdorur për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe”. Kompania po ashtu, është menduar, "të nxisë investimet dhe mundësitë tregtare për Kosovën, si dhe mbledhjen e fondeve nga programet e ndihmës së huaj”. Për këtë, ajo është paguar 50.000 dollarë në muaj. McDonalds është rrjeti më i madh botëror i restoranteve të ushqimit të shpejtë të hamburgerit, që shërben rreth 68 milionë konsumatorë përditë, në 119 vende të botës, por ende nuk ka të hapur një përfaqësi në Kosovë. Shkupi është vendi më i afërt për ata që duan të shijojnë një Big Mac. Por, sipas raportit të aktiviteteve të "Patton Boggs”, të publikuara në bazë të Aktit për Regjistrimin e Agjentëve të Jashtëm, lobistët që punojnë për zyrën e Thaçit janë përpjekur që të sigurojnë që pulat McNuggets të jenë në dispozicion në shtetin e dytë më të ri në botë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus