Kryesore » 2012 » Shtator » 6 » Thaçi: Policia, një nga institucionet më të besuar nga qytetarët
6:33 PM
Thaçi: Policia, një nga institucionet më të besuar nga qytetarët
Kryeministri Hashim Thaçi me rastin e ditës së 6 shtatotit, ditës së Policisë së Kosovës mori pjesë në ceremoninë ku u zbulua edhe lapidari i Heroit të Kosovës, Enver Zymeri.Gjatë kësaj ceremonie ai u shpreh se Policia e Kosovës është një vend multientik, i hapur dhe i barabartë për të gjithë qytetarët e venidt.
 "13 vite më parë filloi trajnimin gjenerata e parë e Policisë së Kosovës e cila numëroi 176 pjesëtar të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij Shërbimi. Sot Policia e Kosovës është një institucion i ri i sigurisë i krijuar në bazat e një policie demokratike dhe profesionale. Një institucion multietnik, me përfaqësim të denjë gjinor, dhe i hapur e i barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që dëshirojnë të bëhen pjesëtarë të këtij shërbimi. Policia e Kosovës është njëra ndër institucionet që gëzon besimin më të lartë nga qytetarët, por kjo është falë punës së juaj të palodhshme, por mbi të gjitha profesionale", u shpreh Thaçi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus