Kryesore » 2012 » Shkurt » 17 » Thaçi-Mustafa festojnë pavarësinë në Tiranë
9:45 AM
Thaçi-Mustafa festojnë pavarësinë në Tiranë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryebashkiaku i Prishtinës e lideri i PDK-së, Isa Mustafa, do të jenë në Tiranë në kuadrin e festimeve të 4-vjetorit të pavarësisë së vendit. 
Lajmi është konfirmuar nga media shqiptare dhe kosovare. Zyrtarisht, kryeministri Thaçi ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar për të përuruar objektin e ri të ambasadës së Republikës së Kosovës.Nga ana e tij, kryebashkiaku i Prishtinës do të marrë pjesë në ceremoninë që organizon Bashkia e Tiranës me rastin e emërtimit të një rruge me emrin "Ibrahim Rugova”.Ndërkohë, në Kosovë kanë nisur festimet për pavarësinë, të hapura nëpërmjet një ceremonie solemne në parlament, ditën e enjte.Një shtet me 90% popullsi shqiptare, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në 17 shkurt 2008 dhe që prej atëherë, 87 shtete në botë e kanë njohur pavarësinë e saj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus