Kryesore » 2012 » Qershor » 12 » Thaçi me kundërkandidat
12:37 PM
Thaçi me kundërkandidat
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që të ketë përballë kundërkandidatë në zgjedhjet e brendshme në Partisë Demokratike të Kosovës, që pritet të përfundojnë në nëntor të këtij viti. Por, jo vetëm kaq, zgjedhjet e brendshme partiake në PDK pritet të sjellin ndryshime të mëdha, që do të rezultojnë me një strukturë të re të zgjedhur me mandat katërvjeçar. Partia e kryeministrit Hashim Thaçi ka filluar t’i "ndezë motorët”për t’iu nënshtruar në shtator procesit të zgjedhjeve të brendshme, i cili proces pritet të përmbyllet para 28 nëntorit në të gjitha nivelet. Ndonëse kryeministri Hashim Thaçi, i cili udhëheq PDK-në që nga themelimi i saj, ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për kryetar të partisë, duke e lënë të hapur mundësinë që lideri i ardhshëm i PDK-së të jetë një emër tjetër, megjithatë procesi i zgjedhjeve në PDK pritet të sjellë befasi të mëdha, për faktin se është paralajmëruar mundësia e inkuadrimit të ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli. Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Shemsi Veseli, është ithtar i ndryshime në partinë e tij, duke thënë se diçka e tillë do të ishte e shëndetshme për vetë subjektin. Ai madje është në favor të asaj që edhe kryeministri Hashim Thaçi, që është edhe lider i partisë për më shumë se një dekadë, të ketë edhe kundërkandidat
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus