Kryesore » 2012 » Prill » 12 » Thaçi: Koha që Bosnja të njohë Kosovën
2:56 PM
Thaçi: Koha që Bosnja të njohë Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është koha që Bosnjë e Hercegovina të njohë Kosovën, duke thënë se pavarësia e saj nuk është e drejtuar kundër askujt."Është koha që Bosnja të pranojë Kosovën, të lërë të kaluarën dhe të ndërmarrë këtë hap të guximshëm”, ka thënë Thaçi për mediat boshnjake gjatë qëndrimit në Nju Jork, ku ka takuar edhe kreun e Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, transmeton Rel."Pavarësia e Kosovës sjell më shumë stabilitet në rajon, marrëdhënie pozitive në mes të fqinjëve dhe bashkëpunim më të mirë rajonal. Ajo i përmirëson shanset e të gjithë atyre që kanë aspirata në rrugën euro-atlantike – pra, jo vetëm të Kosovë, por të tërë rajonit”, ka thënë kryeministri i Kosovws.Duke folur për "Dnevni Avaz”, Thaçi ka thënë se me Ban Ki-moon ka biseduar për situatën në veri të Kosovës, si dhe për mundësitë e pranimit të Kosovës në OKB."Kam shprehur synimin tim rreth kësaj, vizionin tim, por edhe të drejtat tona si vende për të qenë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara. Natyrisht, e di se një gjë e tillë është vështirë të arrihet tani, por ju siguroj se një ditë do të jemi shtete anëtare të OKB-së, pavarësisht kundërshtimeve të tashme të disa vendeve”, ka thënë Thaçi. I pyetur nëse pret që në të ardhmen Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, Thaçi ka thënë se një gjë e tillë varet nga Serbia dhe jo nga Kosova.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus