Kryesore » 2012 » Mars » 24 » Thaçi: Diskriminimi nacional, dhuna, ndjekjet dhe vrasjet nga serbët ishin përditshmëri
11:17 PM
Thaçi: Diskriminimi nacional, dhuna, ndjekjet dhe vrasjet nga serbët ishin përditshmëri
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në aktivitetin e organizuar me rastin e 13 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi kampet ushtarake e policore serbe u shpreh se makineria e diktatorit Milosheviç kishte bërë lufta hegjemoniste dhe gjenocid për dhjetë vjet me radhë në hapësirat e ish Jugosllavisë. "Makineria e diktatorit Milosheviq kishte bërë lufta hegjemoniste dhe gjenocid për dhjetë vjet me radhë në hapësirat e ish Jugosllavisë. Përballë makinerisë së luftës së tij kishin vuajtur miliona banorë të Ballkanit, pa arritur që ta mposhtnin ushtarakisht. Diskriminimi nacional, dhuna policore, ndjekjet dhe vrasjet në Kosovë, ishin bërë përditshmëri, veçanërisht në vitet 1990 - 1999”, tha kryeministri.Në këtë linjë ai shtoi se në përpjekje për ta shtypur dhe shuar ëndrrën e lirisë së Kosovës, strukturat policore, paramilitare dhe ushtarake serbe e thelluan krimin me vrasjen e 2000 shqiptarëve brenda 10 vjetësh.Thaçi tha se, krimet e policisë dhe të ushtrisë serbe të bëra në Qirez e Likoshan, në Prekaz e në Reçak, dhe ato që do të bëheshin më vonë, ishin trokitje në dyert e diplomacisë dhe të qendrave të rëndësishme të botës demokratike, ndërsa shtoi se nga përmasat e krimit të kryer në Kosovë dhe të shpërnguljes së një milion banorëve të saj, u tronditën Uashingtoni e Brukseli, Parisi, Londra, Boni dhe Roma. "Nga përmasat e krimit të kryer në Kosovë dhe të shpërnguljes së një milion banorëve të saj, u tronditën Uashingtoni e Brukseli, Parisi, Londra, Boni dhe Roma. Ndërgjegjja e botës demokratike, besnike ndaj parimeve themelore të së drejtës për liri, barazi, dinjitet, paqe dhe demokraci, reagoi në mbrojtje të Kosovës”, tha ai
"Është meritë e qendrave të demokracisë botërore, që mekanizmin më të fuqishëm ushtarak të globit, Aleancën veriatlantike, NATO-n e vunë në lëvizje për ta mbrojtur popullatën e Kosovës. Për të ardhur deri te momenti i fillimit të bombardimeve, me 24 mars 1999 diplomacia botërore kaloi nëpër sprova dhe sfida të mëdha. Falënderuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteteve të Evropës Perëndimore dhe vendosmërisë së liderëve politikë të këtyre vendeve, para 13 vitesh filloi fushata më e suksesshme ushtarake e NATO-s, që kulmoi me dorëzimin e makinerisë luftarake të Milosheviçit.Për një të arritur të tillë, në planin politik, diplomatik dhe ushtarak meritë të jashtëzakonshme kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e Evropës perëndimore, anëtare të NATO-s”, u shpreh Thaçi, ndërsa shprehu mirënjohjepër të gjitha këto shtete dhe qeveritë e tyre, si dhe liderët e atëhershëm.Ai tha se të gjitha synimet strategjike të intervenimit ushtarak të NATO-s u arritën, përfundimi i luftës në Kosovë, largimi i policisë dhe ushtrisë serbe jashtë Kosovës, hyrja e KFOR-it si forcë ndërkombëtare e sigurisë, rikthimi i të dëbuarve nga Kosova dhe hapja e kapitullit të jetës politike në kushte paqësore.
Ai tha se për dimensionin teknik me të drejtë historiani ushtarak britanik John Keegan në "The Daily Telegraph” ka shkruar: "Ka data të caktuara në historinë e luftës që shënojnë vërtet pika kthese… tani ka një pikë të re kthese për ta vënë në kalendar: 3 qershori 1999, kur kapitullimi i Milosheviqit provoi se lufta mund të fitohet edhe vetëm me anë të forcës ajrore.”Kryeministri Thaçi e mbylli fjalën e tij duke theksuar se, Kosova është shtet i ri, faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon me perspektivë të sigurt në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus