Kryesore » 2012 » Korrik » 5 » Tërmkolli: Të auditohet procesi i regjistrimit të popullsisë
1:34 PM
Tërmkolli: Të auditohet procesi i regjistrimit të popullsisë
As pas një viti Qeveria e Kosovës, përkatësisht ESK, nuk i ka publikuar rezultatet e regjistrimit të popullsisë. Sipas Melihate Trërmkollit të AAK-së, 
 ESK ka qenë i obliguar me ligj që qysh në qershorin e vitit të kaluar të bëjë publike disa rezultate nga regjistrimi i popullsisë.Sipas ligjit, thuhet në një reagim të saj, shpërndarë medieve përmes Zyrës së informacionit të AAK-së, ESK është dashur të publikojë rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë në nivel komunal duke përfshirë numrin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.Ka kaluar një vit dhe ESK ende nuk i ka bërë publike këto rezultate duke shkelur kështu Ligjin për regjistrimin e popullsisë për një çështje shumë esenciale siç është regjistrimi i popullsisë. Kjo tashmë po dëshmon se ky proces është i dështuar.

Ky veprim po provon edhe njëherë se kjo qeveri po qeverisë në mënyrë, siç shprehet ajo, banditeske, pa ligj dhe duke e shkelur ligjin.

Cili është qëllimi i fshehjes së rezultateve të regjistrimit të popullsisë, këtë duhet ta tregojë Qeveria-ESK, por është e qartë se pasojat janë evidente. Ato kanë të bëjnë me ndarjen e mjeteve financiare për komunat, sepse ato mjete ndahen nga qeveria në bazë të numrit të popullsisë.

Së dyti kjo ka rëndësi parësore në reformimin e sistemit zgjedhor nëse kjo lidhet me një sistem me shumë zona zgjedhore.

Shprehim dyshimet tona për ngritjen e përqindjes së numrit të popullsisë së komuniteteve pakicë në Kosovë.

Kërkojmë auditim të tërë procesit të regjistrimit të popullsisë, sepse konsiderojmë se janë shpenzuar mjete shumë të mëdha financiare (me 6 milionë - 7000 regjistrues, e qeveria e ka bërë 11 milionë me 5000 regjistrues), përfundon reagimi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus