Kryesore » 2012 » Prill » 20 » Tensionet në veri, EULEX shton praninë e forcave
9:09 PM
Tensionet në veri, EULEX shton praninë e forcave
EULEX ka shtuar praninë e tij në veri të Kosovës për shkak të rritjes së tensioneve gjatë javëve të fundit, ka bërë të ditur vetë ky mision përmes një komunikate për media.Aty thuhet se policia e EULEX-it i ka shtuar patrullat lëvizëse në fshatrat përreth Mitrovicës si dhe në pjesën veriore të Mitrovicës, veçanërisht në zonën e "Tre Rrokaqiejve"."EULEX-i vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me kolegët e tij në KFOR dhe Policinë e Kosovës. Po ashtu, kohëve të fundit edhe KFOR-i i ka shtuar patrullat e tij dhe nëse rrethanat e kërkojnë një gjë të tillë ato mund të thirren për t`i ndihmuar EULEX-it. Është me rëndësi që të gjitha komunitetet ta ruajnë qetësinë gjatë kësaj kohe dhe ta respektojnë rendin dhe ligjin”, thuhet në njoftim.Këto masa vijnë disa ditë pasi që në banesën e tij, në pjesën veriore të Mitrovicës, te zona e "Tre Rrokaqiejve" u vra nga shëprthimi i një bombe, Selver Haradinaj dhe u plagosën anëtarët e tij të familjes.Askush nuk është arrestuar deri më tash në lidhje me këtë vrasje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus