Kryesore » 2012 » Korrik » 3 » Të shtëna ndërmjet Gjilanit dhe Bujanocit,dy persona në paraburgim
1:21 PM
Të shtëna ndërmjet Gjilanit dhe Bujanocit,dy persona në paraburgim
Një gjyqtar i EULEX-it ka urdhëruar që të bëhet paraburgimi i dy të dyshuarve në lidhje me një incident me të shtëna ndërmjet Gjilanit dhe Bujanocit afër Portës 5, thuhet në një njoftim të EULEX-it.Tre të dyshuarit e tjerë janë urdhëruar të paraqiten në stacionin e policisë dhe u janë marrë pasaportat."Incidenti ka ndodhur afër kufirit/kufirit administrativ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në orët e hershme të mëngjesit më 28 qershor 2012. Të dyshuarit janë arrestuar më 1 korrik 2012 nga policia e EULEX-it dhe janë akuzuar për kryerje të veprës terroriste dhe pjesëmarrje në grup terrorist për gjoja gjuajtjen në pikën e kontrollit të policisë serbe afër Portës 5”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Hetimi, i udhëhequr nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës, është mbështetur nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus