Kryesore » 2012 » Gusht » 7 » “Të liruarit nga detyra” ende në Qeveri
1:53 PM
“Të liruarit nga detyra” ende në Qeveri
Edhe pse po bëhen gati një muaj që kur kanë kërkuar lirimin nga detyra e Bujar Bukoshi dhe Astrit Haraqija ende figurojnë në ueb faqet e qeverisë si pjesë e ekzekutivit. Njëri si zëvendëskryeministër e tjetri si zëvendësministër.Me 9 korrik, zyra e kryeministrit ka lëshuar një njoftim ku thuhet se "Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar zyrtarisht kërkesën për lirimin nga detyra të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi dhe lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Astrit Haraqija deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Duke e falënderuar z.Bukoshi dhe z.Haraqija për punën e tyre në Qeveri, kryeministri Thaçi i liron ata nga detyrat që i kanë ushtruar deri më tani.” 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus