Kryesore » 2012 » Janar » 7 » Tahiri: Serbia faktor i dobët në diplomacinë ndërkombëtare
2:32 PM
Tahiri: Serbia faktor i dobët në diplomacinë ndërkombëtare
Shefja e Delegacionit kosovarë në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka përsëritur qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, se dialogu që po zhvillohët me Serbinë është teknik dhe ka hedhur posht mundësin e shëndrrimit në atë politik.Edita Tahiri në përballjen më analistë dhe gazetarë në emisionin ‘Debat” në RTK e ka vlerësuar Serbinë si faktor të dobët në diplomaci. Duke komentur modelin e dy Gjermanive të cilin e ka propozuar Presidenti serb Boris Tadiq, Tahiri e vlerëson si model që, në këtë rast, përkon pikërisht me Kosovën dhe Shqipërinë dhe jo Kosovën e Serbinë.Tahiri, ka theksuar se Kosova do të të përfaqësohet si shtet në nismat rajonale. Ajo hoqi dyshime se do të bëhet ndonjë kompromis në raundin e ardhëshëm të bisedimeve në këtë drejtim.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus