Kryesore » 2012 » Shkurt » 7 » Tadiq vë në gjumë Qeverinë
9:52 AM
Tadiq vë në gjumë Qeverinë
Propozimi i presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, për bosnjëzimin e Kosovës, nuk ka ngjallur as më të voglin shqetësim të Qeverisë së Kosovës. Kjo e fundit nuk e ka parë të arsyeshme që të reagojë ndaj këtij propozimi, i cili ka disa ditë që është prezantuar detajisht edhe në mediet kosovare.I vetmi reagim është ai i zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi, i cili i pyetur nga gazeta "Zëri” për mundësinë e dhënies së një statusi special për veriun, ka thënë shkurt nëpërmjet një sms-je "çdo zgjidhje për veriun do të jetë brenda Kushtetutës dhe pakos së Ahtisaari-t”. 
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, përmes një plani katër pikësh, tenton krijimin e një entiteti të veçantë në veri të Kosovës, të ngjashëm me Republikën Serbe të Bosnjes.Presidentja Atifete Jahjaga dhe liderët opozitarë, ndërkaq, kanë kundërshtuar ashpër të gjitha propozimet që vijnë nga Beogradi, apo edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë për mundësinë e statusit special për veriu e Kosovës. Sipas tyre, zgjidhja e çështjes së veriut duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe Pakon e Ahtisaarit...
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus