Kryesore » 2012 » Janar » 8 » Tadiç po provokon shqiptarët, Tirana të thyejë heshtjen
2:26 PM
Tadiç po provokon shqiptarët, Tirana të thyejë heshtjen
Aleanca Kuq e Zi e cilësoi një provokim ndaj shqiptarëve deklaratën e presidentit serb, Boris Tadiç, se Kosova është tokë e Serbisë. Sipas Aleancës Kuq e Zi, presidenti Tadiç po provokon 10 milionë shqiptarë, pasi Kosova është tokë shqiptare prej mijëra vjetësh.Aleanca i bëri apel qeverisë shqiptare të thyejë heshjen dhe të mos lejojë që shovinizmat sllave të kalojnë në cënim të drejtash. "Qeveria shqiptare të mbrojë me Kushtetutë të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve.”- thekson aleanca.Ndërkohë, përfaqësues të aleancës bënë të ditur se mbështesin protestat e shqiptarëve në Tuz të Malit të Zi, për të drejtat e tyre."Parlamenti Malazez të mos cënojë simbolet shqiptare. Ulqini e Tuzi janë bastione Kuq e Zi.”- nënvizohet në reagimin e aleancës.Po në këtë reagim, Aleanca Kuq e Zi i referohet edhe heqjes se gjuhës shqipe nga aeroporti i Shkupit, duke kujtuar se 60% e udhëtarëve në këtë aeroport janë shqiptarë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus