Kryesore » 2012 » Janar » 7 » Tadiç në Deçan: Kosova toka jonë, nuk do të njohim pavarësi të saj
2:33 PM
Tadiç në Deçan: Kosova toka jonë, nuk do të njohim pavarësi të saj
Rëndohet situata në Deçan të Kosovës, pasi Presidenti serb Boris Tadiç, i cili ndodhet në Kosovë për festën e Krishtlindjes ortodokse ka bërë deklarata të forta me karakter politik kundër Kosovës. Në fjalën e tij të mbajtur para serbëve që ishin mbledhur në Manastirin e Deçanit për të festuar, Tadiç ka bërë thirrje se Kosova është toka jonë dhe se Serbia nuk do ta njohë kurrë sovranitetin e Kosovës. Ndërkohë që ai ka dënuar rëndë dhunën e ushtruar dje nga protestuesit kosovarë që protestonin kundër vizitës së Tadiç në Kosovë. Një ditë më parë se të mbërrinte në Kosovë, ishte siguruar se Presidenti serb Boris Tadiç nuk do të bënte deklarata të karakterit politik.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus