Kryesore » 2012 » Shkurt » 4 » Tadiç: Me Thaçin jam takuar e takohem prapë
10:12 AM
Tadiç: Me Thaçin jam takuar e takohem prapë
Kryeministri Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, po shprehen të gatshëm për t’u takuar. Kreu i shtetit serb ka kërkuar që në takimin eventual të diskutohet për planin e tij katërpikësh ose për ndonjë plan tjetër. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se nuk ka ndonjë kornizë kohore se kur mund të takohen dy liderët. Por, sipas tij, gjithçka ndërlidhet me rregullimin e raporteve ndërshtetërore.Hashim Thaçi dhe Boris Tadic janë të gatshëm për t’u takuar. Këtë ata e kanë bërë të ditur ditëve të fundit në prononcime për media.Që të dy kamë pohuar se janë takuar edhe më herët dhe nuk kanë barriera për të bërë një gjë të tillë sërish.Tadic ka deklaruar të premten se mund të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, nëse një takim i tillë do të ishte në funksion të zgjidhjes së problemeve, siç ka thënë ai, në Kosovë dhe Metohi, e jo në funksion të promovimit të shtetësisë së Kosovës apo të folklorit politik.

Presidenti i Serbisë ka shpjeguar se ka hapësirë për bisedime, nëse ka gatishmëri nga pala tjetër që të bisedojë për planin katërpikësh ose për ndonjë plan tjetër .

Kreu i shtetit serb ka pohuar se nuk është i gatshëm të takohet me Thaçin në mënyrë që mediet të mund të raportojnë për një takim të tillë, por është e nevojshme që takimi të jetë efektiv dhe të sjellë ndonjë dobi.

Ai ka rikujtuar se ka takuar Thaçin në të kaluarën gjatë bisedimeve në Vjenë ose, siç ka thënë, ai në kohën e Qeverisë së Kostunicës dhe se nuk ka ndonjë "pengesë personale” për takim.

"Një takim i tillë nuk mund të shfrytëzohet për promovim të shtetësisë së Kosovës, pasi që biseda do të duhej të jetë në funksion të zgjidhjes së problemeve e jo për folklor politik”, ka thënë Tadic, derisa ka komentuar deklaratën e Thaçit për gatishmërinë e tij për t’u takuar me Tadicin.

Këto komente, Tadic i ka bërë në një konferencë për media në Bosnjë pas takimeve që ka pasur me Presidentin e Kroacisë, Ivo Josipovic dhe me Presidencën boshnjake.

I pari që ka folur për një takim të tillë ditëve të fundit është Kryeministri Thaçi.

Këtë e ka bërë edhe të premten.

"Realisht, kjo nuk është hera e parë e deklarimeve të tilla. Është e nevojshme, është e domosdoshme për interesin e dy shteteve, dy popujve tanë, të paqes, të stabilitetit, bashkëpunimit rajonal, të ketë takime të liderëve politikë të zgjedhur në mënyrë legjitime të shteteve përkatëse”, ka thënë Thaçi në një intervistë për REL.

”Takime të delegacionit kosovar ka pasur edhe në Vjenë edhe në vende të tjera. Prandaj në interesin e dy vendeve tona është që të ketë edhe komunikim të drejtpërdrejtë ndërshtetëror në mes të lidershipit kosovar edhe atij të zgjedhur të Serbisë, por gjithmonë si dy shtete të pavarura, sovrane, duke punuar për interesin e dy vendeve, qytetarëve tanë dhe perspektivës euro-atlantike, edhe të Kosovës edhe të Serbisë edhe të gjithë rajonit”, ka shtuar Thaçi.

Prishtina dhe Beogradi aktualisht janë të angazhuar në procesin e dialogut teknik, i cili po ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian.

Por, palët aktualisht janë futur në një qorrsokak rreth çështjes së bashkëpunimit rajonal.

Në Qeverinë e Kosovës nuk mohohet mundësia për një takim mes Thaçit dhe Tadic.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka deklaruar të premten për Express se nuk ka ndonjë afat kohor për një takim të tillë.

"Nuk është menduar për ndonjë afat, por e çmojmë si vullnet për marrëdhënie normale në mes të dy shteteve dhe popujve”, ka thënë Kuçi.

E, sipas tij, gatishmëria për takim me Tadicin ka të bëjë me vullnetin e mirë të palës kosovare për të rregulluar marrëdhëniet me Serbinë.

"Ne nuk kemi ndonjë çështje tjetër pos asaj për krijimin e një klime të përshtatshme dhe paqësore në mes të dy shteteve dhe rajonit në tërësi për zgjidhjen e çështjeve ndërshtetërore”, Hajredin Kuçi.

Deklaratat për takim mes Thaçit dhe Tadic vijnë pikërisht në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që kreu i Qeverisë të japë llogari për takimet në të kaluarën me kreun e shtetit serb.

Më pas edhe eksponentë të PDK’së kanë kërkuar llogari nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të sqaruar "lidhjet” e tij me serbët.

Madje, për këtë, sipas zyrtarëve të PDK’së, Kurti ka afat ta bëjë deri më datën 8 të këtij muaji.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus