Kryesore » 2012 » Shkurt » 24 » Tadiç: Marrëveshja, sipas interesave tona
7:07 PM
Tadiç: Marrëveshja, sipas interesave tona
Presidenti serb Boris Tadiç ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në Bruksel, duke u shprehur se ajo konfirmoi politikën e Beogradit "Edhe BE-në, edhe Kosovën”. "Kosova në forumet rajonale nuk do të përfaqësohet si shtet i pavarur, por në përputhje me rezolutën 1244 të OKB-së dhe me vendimin e GJND-së”, ka deklaruar Tadiç. Presidenti serb ka theksuar se Serbia do të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e hapur për dialog me Kosovën, me qëllim arritjen e marrëveshjeve që do të zgjidhin problemet e jetës së përditshme të qytetarëve.Këto kompromise do të jenë gjithmonë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe interesat e qytetarëve të saj.Më herët, pas nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel, negociatori serb Borisllav Stefanoviç u shpreh se ajo është tërësisht në përputhje me interesat kombëtare të Serbisë. 
 Ivanoviç saktësoi se, emri i Kosovës në nismat rajonale do të shoqërohet me një yll, ndërsa në fusnotë do të shkruhet se: 
 "Ky emër nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me rezolutën 1244 dhe vendimin e GJND-s”. "Përmbajtja e fusnotës është plotësisht në përputhje me interesat dhe Kushtetutën e Serbisë, si dhe rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Ivanoviç.Ai shtoi se, tashmë është e qartë se Serbia i ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga Këshilli i Evropës për të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus