Kryesore » 2012 » Janar » 19 » Sundimi i ligjit, kriter themelor për heqjen e vizave
9:54 PM
Sundimi i ligjit, kriter themelor për heqjen e vizave
Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, ka pritur komisionaren për çështje të brendshme të Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstrom, në selinë e misionit të tij në Prishtinë. Dy zyrtarët raportohet të kenë biseduar për liberalizimin e vizave dhe vendimin e Komisionit Evropian për të nisur dialogun rreth kësaj çështjeje me Kosovën.Malmstrom ka vlerësuar punën e misionit të BE-së për sundimin e ligjit dhe kontributin e tij në procesin e dialogut për vizat. "Ne do të përfitojmë shumë nga përvoja dhe puna e EULEX-it, njohuritë që ka EULEX-i dhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me autoritetet e Kosovës”, ka thënë Malmstrom.
Në anën tjetër, de Marnhac e ka cilësuar ditën e sotme si "shumë të mirë” për Kosovën. "Ky ishte një takim i rëndësishëm. Liberalizimi i vizave është një çështje e rëndësishme për popullin e Kosovës. Komisionarja dhe unë jemi dakorduar se forcimi i sundimit të ligjit në Kosovë është pjesë themelore e procesit të liberalizimit të vizave”. EULEX-i, për këtë arsye, sipas tij, ka një rol vendimtar në këtë fushë. "EULEX-i do të bëjë gjithçka të mundur, por më lejoni të them se i takon Kosovës të marrë përgjegjësitë dhe të kryejë pjesën më të madhe të punës”, ka thënë kreu i misionit evropian.KE të enjten nisi edhe zyrtarisht dialogun me Kosovën për procesin e liberalizimit të vizave. Nisja e dialogut u konfirmua nga komisionarja Malmstrom, pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin Hashim Thaçi në Prishtinë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus