Kryesore » 2012 » Prill » 22 » Spahiu, ambasador në Holandë
6:48 PM
Spahiu, ambasador në Holandë
Ambasadori i deritashëm i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, do të vazhdojë karrierën diplomatike, por në një shtet tjetër. Burime të KosovaTimes kanë thënë se ai do të shërbejë si ambasador i Kosovës në Holandë. 
Ambasador i ri i Kosovës në SHBA është caktuar Akan Ismaili, i cili pritet që më 2 maj t’ia dorëzojë letrat kredenciale presidentit Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë.Kjo është konfirmuar të mërkurën e kaluar kur presidentja Atifete Jahjaga ka pritur në një takim ambasadorin Ismaili.Avni Spahiu, ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Amerikë, ka shërbyer në Washington rreth katër vjet. Spahiu do të shkojë në Hagë të Holandës në kuadër të rotacionit në shërbimin diplomatik të Kosovës. Para se të marrë këtë detyrë të re, ambasadori Spahiu do të kthehet fillimisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus