Kryesore » 2012 » Prill » 15 » Solana lobon për Kosovën
4:33 PM
Solana lobon për Kosovën
Ish-Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Havier Solana, ka deklaruar në Uashington se personalisht ka favorizuar njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por, diplomati spanjoll ka thënë se nuk mund ta shtyjë shtetin spanjoll ta njohë pavarësinë. "Natyrisht, unë nuk mund të flas në emër të Spanjës, mund të kem pak influencë, por sidoqoftë jo edhe fuqi. Mund të imagjinoni se unë isha ne favor të njohjes së Kosovës, ne bëmë përpjekje të mëdha që ta arrijmë këtë”, ka thënë Solana, gjatë një ligjërate në Institutin Brookings me titull "Kufijtë lindorë të Evropës: Një bashkëbisedim me Havier Solanan”. Ky institut drejtohet nga ish-zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Strobe Talbott, i cili ka shërbyer në Administratën e Presidentit Clinton, shkruan Express
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus