Kryesore » 2012 » Maj » 5 » Skenarët kundër shqiptarëve - “të koordinuar"
6:38 PM
Skenarët kundër shqiptarëve - “të koordinuar"
Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Xho Diogardi, ka thënë se arrestimet e fundit të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës, janë skenarë të koordinuar. "Tërë aparati shtetëror në Maqedoni dhe Serbi ka hapur skenarë top-sekret dhe të përpunuar mirë, që kanë për qëllim të komprometojnë shpirtin liridashës të besimit dhe të traditës shqiptare para opinionit ndërkombëtar. Populli shqiptar nuk është terrorist dhe këtë e thotë me argument e gjithë rruga historike e popullit tonë me traditë të lashtë evropiane”, ka thënë për mediat në Maqedoni, Diogardi.Sipas tij, çështja shqiptare në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës "po përballet me tortura brutale që kanë marrë konotacionin e akteve me skenarë ultra-nacionalistë”.

Diogardi ka thënë për INA-n se është e nevojshme një fushatë e bashkërenditjes së aktiviteteve kombëtare shqiptare në SHBA dhe Evropë, ashtu siç është bërë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ditë më parë, policia e Shkupit ka arrestuar disa persona, në mesin e tyre shqiptarë, në kuadër të hetimeve për vrasjen e pesëfsihtë në fshatin Smillkovë.

Ndërkaq, të premten, shteti serb ka arrestuar tetë shqiptarë në Luginën e Preshevës, pesë nga të cilët nën dyshimet për, siç është thënë, "krime lufte kundër civilëve”


Bujanoc - protestë kundër "terrorit serb"

Mijëra shqiptarë kanë protestuar të shtunën në Bujanoc me porositë drejtuar Beogradit dhe bashkësisë ndërkombëtare, për të ndalur terrorin dhe dhunën serbe në këtë rajon me shumicë shqiptare.

Protesta thuhet të ketë pasur mbështetjen e shqiptarëve të Preshevës dhe të Medvegjës, por edhe të qytetarëve të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia.

Gjatë protestës janë vërejtur forca të shumta të policisë dhe xhandarmerisë serbe.

Protesta është zhvilluar në shenjë revolte ndaj arrestimit të tetë shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga ana e autoriteteve serbe.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus