Kryesore » 2012 » Nëntor » 23 » Skandali vazhdon, pasaportat pa doganë!
10:55 AM
Skandali vazhdon, pasaportat pa doganë!
"Avullimi” i një milion e katërqind mijë eurove, që i takojnë kompanisë austriake, OeSD, e cila prodhon pasaportat kosovare, nuk është keqpërdorimi i vetëm që është bërë me tenderin për pasaporta biometrike. Në një dosje të siguruar me dokumente, dëshmohen prapaskenat rreth futjes së pasaportave në Kosovë, përkatësisht për zhdoganimin e tyre pa e paguar taksën doganore.Deri te kjo situatë ka ardhur pasi që kompania nënkontraktuese e OeSD-së, "Consulting. Eu”, që është përfaqësuar nga Natalije Velija, në bashkëpunim me zyrtarë të MPB-së dhe të Doganës së Kosovës, kanë arritur që pasaportat t’i fusë në një "thes” me broshurat, për të cilat paguhen vetëm Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), por jo edhe taksa doganore, shkruan "Zëri”.

Njëri nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili, në kushte anonimiteti ka treguar për mbarëvajtjen e këtij procesi, ka thënë se deri tek ikja nga tatimi është arritur falë një bashkëpunimi të ngushtë mes zyrtarëve të MPB-së, zyrtarëve të Doganës dhe Natalie Velijajt, dhe bashkëpunëtorëve të saj.

Ndërsa, kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, ka sqaruar të enjten se së dyshuarës Natali Velija nuk i takon statusi i dëshmitares bashkëpunuese.

Me anë të një deklarate dhe duke u thirrur në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, u është përgjigjur akuzave se Prokuroria nuk po dëshiron të bashkëpunojë me gjermanen e cila dyshohet se ka përvetësuar mbi 1.4 milionë euro të buxhetit të Kosovës.

Në rastin e Natali Velijajt prokuroria ndërkohë dyshon se ajo është kryerësja kryesore dhe se deri tash me asnjë deklaratë nuk ka dhënë të vërtetën, transmeton Koha.net.

Sipas Prokurorisë provat e mbledhura në terren kanë demantuar në tërësi deklaratat e Natali Velijajt, e cila po mbahet në paraburgim. Ajo ka dhënë dy deklarata deri tash me anë të të cilave ka implikuar zyrtarë të MPB-së në korrupsion, por nuk ka treguar emra për shkak se po kërkon status të dëshmitarit bashkëpunues
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus