Kryesore » 2012 » Shtator » 6 » Sivjet nuk ka ligj për amnisti
11:55 AM
Sivjet nuk ka ligj për amnisti
Asnjë i burgosur në Qendrën Korrektuese në Dubravë nuk do të jetojë, nëse vazhdojnë grevën e urisë për ligjin për amnisti. Kjo për faktin se amnistia e ngritur si çështja nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, nuk ka gjasa që të hyjë si kategori kushtetuese, e më pas të rregullohet edhe me ligj brenda pak ditësh. Madje sipas, ekspertëve dhe ligjvënësve kosovarë, procedura e amnistisë nuk ka gjasa që të ndodhë brenda këtij viti, sepse deri në miratimin e ligjimit në Kuvend duhet të bëhet një "odisejadë” deri në vitin 2013. Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, u ka premtuar të burgosurve se shumë shpejt çështja e amnistisë do hyjë si ndryshim kushtetues, e më pas të bëhet edhe ligji për amnisti. 
E për të treguar që ka mbajtur fjalën, por janë procedurat ato që kanë vonuar procesin, ministri Kuçi ka thënë për "Zërin”, se propozimi i tij është miratuar nga Qeveria dhe se ai është dorëzuar në Kuvend, nga i cili më pas varen procedurat e mëtutjeshme."Në qershor kemi dorëzuar propozimin në Kuvend. Tani përse Kuvendi nuk ka inicuar procedura të mëtutjeshme, duhet pyetur ata”, tha Kuçi...
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus