Kryesore » 2012 » Prill » 12 » SHVL e gatshme për vetëmbrojtje në Mitrovicë
9:53 PM
SHVL e gatshme për vetëmbrojtje në Mitrovicë
Anëtarët e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni janë shprehur të gatshëm për mobilizim dhe vetëmbrojtje në pjesën veriore të Mitrovicës. Këtë SHVL e drejtuar nga Fazli Veliu e ka bërë të ditur sot për mes një komunikate për shtyp."Anëtarësia e SHVL-UÇK-së zgjeron vetëmbrojtjen e popullit dhe trojeve shqiptare në Veri, në Kordinim me shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, sot dhe në të ardhmen, kur e sheh të domosdoshme veprimtarinë e arsyeshme, sipas statutit dhe programit të SHVL-UÇK-së”, thuhet në komunikatën shoqatës. Në komunikatë thuhet se çdo kërcënim dhe tentim të dëmtimit të popullit shqiptarë, do të ketë përgjigjen në mënyrën e lejueshme të normave vendore dhe ndërkombëtare të mbrojtjes mbarëkombëtare.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus