Kryesore » 2012 » Maj » 24 » Shumë herë i bashkon interesi tash i bashkon bërlloku
4:06 PM
Shumë herë i bashkon interesi tash i bashkon bërlloku
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me Kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi dhe të parin e Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, morën pjesë në aksionin "Ta pastrojmë Kosovën”, në Lagjen "Dardania” të Prishtinës pranë shkollës"XhemajlMustafa”.Presidentja Jahjaga me këtë rast theksoi se ky aksion për pastrimin e mjedisit duhet të vazhdojë në baza të rregullta."Sot kemi dalë që të përkrahim një iniciativë të këtillë, sepse Kosova është atdheu ynë dhe secili prej nesh dëshiron që ta ketë një vendbanim, një lagje dhe një qytet më të bukur, më të mirë dhe më të pastër. Është një iniciativë shumë e mirë të cilës edhe Republika e Kosovës i është bashkangjitur, iniciativë që tanimë ka filluar në mbi100 shtete të tjera dhe që ka aspektin vullnetar të qytetarëve të ndryshëm, që është iniciativë që quhet "Let’s do it World”!”, ka theksuar Presidentja Jahjaga.

Ajo tha më tej se një iniciativë e tillë duhet të përshëndetet, dhe ka shpresuar se ky aktivitet do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Jahjaga tha se aktiviteti i sotëm nuk duhet të zhvillohet vetëm në Prishtinë, por në të gjitha qytetet e tjera të vendit.

"Kjo ka të bëjë edhe me aspektin e vetëdijesimit të njerëzve, sepse nuk është punë e një dite, por është punë e përditshme, meqë dëshirojmë të kemi një ambient më të pastër, për një jetë më të mirë dhe më të shëndetshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka theksuar Preisdentja Jahjaga para gazetarëve dhe të pranishmëve të tjerë. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus