Kryesore » 2012 » Korrik » 1 » Shqiptarit që vrau babë e birë, 18 vjet burg
3:03 PM
Shqiptarit që vrau babë e birë, 18 vjet burg
Vrasja para katër vjetësh e dy shqiptarëve në Wil (SG) ka marrë dje epilogun e saj gjyqësor. Shqiptarit 51 vjeçar, i cili në maj të vitit 2008 kishte qëlluar për vdekje babë e bir, 53 dhe 18 vjeçar, i është caktuar dënimi me 18 vjet burg për vrasje të dyfishtë.Duke shqiptuar këtë dënim, trupi gjykues i Gjykatës së Flawilit ka shkuar një hap më larg se akuza, e cila kishte kërkuar 15 vjet heqje lirie për vrasësin.Njëri vëllai të vrasësit i është shqiptuar dënimi me kusht prej 11 muajsh. Po ashtu një vëlla tjetër dhe një djalë i të dënuarit kryesor, kanë marrë dënime nga 8 muaj me kusht për pjesëmarrje në rrahje, raporton portali Albinfo.22 vjeçari, të cilit në zënkën e përgjakshme i janë vrarë babai dhe vëllai, megjithëse akuzohej për pjesëmarrje në rrahje, u shpall i lirë.Shpallja e dënimit në ndërtesën e Gjykatës së Flawilit është bërë nën masa të rrepta sigurie.

Siç është shkruar tashmë, në mesin e dy familjeve të armiqësuara, kishte për një kohë të konsiderueshme kërcënime, sharje dhe rrahje. Ndërsa më 3 maj 2008 konflikti kulmoi me vrasjen e dyfishtë që ndodhi në një rrugë qendrore të qytetit Wil.

Fillimisht pjesëtarë të dy familjeve po rriheshin me shkopinj. Ndërsa i dënuari kryesor që kishte ardhur më vonë, kishte nxjerrë revolen dhe i kishte qëlluar nga afërsia e drejtpërdrejtë në kokë dhe në qafë, duke vrarë kështu dy veta, babë e bir, të familjes kundërshtare.

Kryetari i trupit gjykues e ka quajtur "ekzekutim publik” këtë vrasje të kryer para djalit tjetër të të vrarit. Me këtë veprim është plotësuar figura e veprës penale të vrasjes së rëndë.

Por, dënimi i shqiptuar ende nuk ka marrë formën e plotëfuqishme.

Nga ana tjetër, avokati i vrasësit ka kërkuar një dënim jo më të lartë se 8 vjet për klientin e tij. Ai ka thënë se dorasi nuk e kishte planifikuar vrasjen por vetëm kishte dashur të ndihmonte vëllanë dhe djalin që ishin përfshirë në konflikt. Ai kishte pleduar se bëhej fjalë për veprën penale vrasje me qëllim.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus