Kryesore » 2014 » Shkurt » 3 » Shqiptari që fle mbi dosjet e UDB'së
0:27 AM
Shqiptari që fle mbi dosjet e UDB'së

Agim Mehmeti, nga Shkupi, është pjesë e Komisionit Shtetëror të Maqedonisë për lustracion. Gazeta Express e ka intervistuar atë në shtëpinë e tij. Ai e ka fatin - nëse ky mund të quhet fat - që për çdo ditë t'i shoh në televizion figura të ndryshme publike shqiptare që flasin për nacionalizëm, e për bashkim trojesh shqiptare, kurse në anën tjetër ata në dosjet e tij janë thjeshtë informatorë të UDB'së.

Gazetarët e Gazetës Express kanë udhëtuar këto ditë për në Kryeqytetin e Maqedonisë për të kuptuar më për së afërmi se si po e menaxhojnë fqinjët tanë procesin e hapjes së dosjeve të Shërbimit Sekret Jugosllav, UDB dhe se çfarë masash ata kanë ndërmarr ndaj gjithë atyre personave që në dosje kanë dalë se kanë qenë informatorë/bashkëpunëtorë të atij shërbimi.

Përves të tjerash kjo ka edhe një lidhshmëri me Republikën e Kosovës, për faktin se në ato mijëra dosje që po hapen e po hetohen në shumë raste kryqëzohen edhe emrat e shtetasve të Kosovës, që gjatë viteve të 80'ta kanë vepruar kundër shtetit Jugosllav në emigracion, në bashkëpunim me ish shtetasit e Republikës së Maqedonisë.

Ta zëmë kur UDB ka përcjell Ali Ahmetin dhe veprimtarinë e tij në Perëndim, i njohuri për UDB'në si 'dezerteri', patjetër që aty është folur edhe për Xhavit Halitin, ose Ibrahim Kelmendin, ose vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën.

Sa herë është thënë se dikush po fle mbi dosje, në një gjë të tillë e kemi menduar si një frazë simbolike. Por kjo nuk vlen për Agim Mehmeti, ish gazetar shumëvjeçar, e tash anëtar i komisionit për lustracion.

Ai njëmend po fle mbi dosje. Mbi tryezën e tij të punës për çdo ditë fluturojnë emra informatorësh maqedonë e shqiptarë.

"Kosova edhe sikur t'i kishte sot dosjet, gjë që nuk i ka, nuk do të ishte e gatshme që t'i hapte ato", i ka thënë gazetës Mehmeti, duke treguar se sa të komplikuara dhe sa të ndjeshme janë ato.

Mehmeti është duke punuar në komisionin shtetëror për lustracion tash e pesë vjet. Sipas ligjit maqedonas të gjitha ata që figurojnë se kanë qenë bashkëpunëtor të UDB nuk mund të ushtrojnë detyra të larta shtetërore. Kështu për shembull ketë test nuk e kishte kaluar një kandidat, i cili ishte emëruar për Kryetar të Gjykatës Kushtetuese.

Mehmeti tregon se kur po hulumtonte mbi ketë lëndë kishte konstatuar se personi i emëruar kishte qenë pjesë e UDB'së, si informator.

"I kemi dërguar një letër në shtëpi, si komision shtetëror, ku e kemi informuar se ai në të kaluarën ka qenë pjesë e UDB'së", tregon Mehmeti, i cili po përcjell me kureshtje të dyfishtë ngjarjet në Kosovë, edhe si shqiptar e edhe si profesionist.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus