Kryesore » 2012 » Prill » 13 » Shqiptarët heqin barrikadën serbe afër Leposaviqit
9:17 PM
Shqiptarët heqin barrikadën serbe afër Leposaviqit
Banorët shqiptarë të fshatrave në veri të Mitrovicës, të mbetur të izoluar nga barrikadat serbe, pas përpjekjeve të dështuara të qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve për t’i zhvendosur ato, janë organizuar dhe kanë ndërmarrë nisma personale për lirimin e rrugëve.Top Channel mëson se në një rrugë pranë Leposaviqit, banorët shqiptarë kanë ndërhyrë me ekskavator për të hequr një barrikadë që izolonte tre fshatra, Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë të Vllahisë, të populluara me popullsi kryesisht shqiptare.Ndërhyrja është bërë në prani të forcave të KFOR-it, të cilat përgjatë gjithë kohës nuk kanë ndërhyrë për të ndaluar shqiptarët.Rruga në këtë zonë u bllokua mbrëmjen e së enjtes pas deklaratave të zv/kryeministrit Hajredin Kuçi, i cili la të hapur mundësinë e një aksioni të ngjashëm me atë të 25 korrikut të vitit të kaluar
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus