Kryesore » 2012 » Prill » 12 » Shqiptarët e veriut, gati për vetëmbrojtje! (+VIDEO)
0:15 AM
Shqiptarët e veriut, gati për vetëmbrojtje! (+VIDEO)
Një ditë pasi kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i porositi shqiptarët në veri të Kosovës që të mbrohen nga serbët armatosur, vetëmbrojtja po rezulton si alternativa e vetme.Gjatë vëzhgimit që Top Channel ia bëri nëpër lagjeve të banuara me shqiptarë, u hasën banorët të cilët flisnin për përgatitjet e tyre në këtë drejtim.Qytetarë të thjeshtë, të cilët bashkë me familjet e tyre jetojnë në zonat e thella të veriut të Mitrovicës, flasin për mënyrën se si e kanë kuptuar mesazhin e kryetarit Kastrati, ndërkohë që japin edhe mesazhet e tyre për institucionet e Kosovës.Një nga arsyet pse banorët shqiptarë të kësaj ane nuk duan të shfaqen përpara kamerës, është frika e konfiskimit të armëve nga Policia e Kosovës.Kjo gjendje është rezultat i situatës së tensionuar të krijuar pak ditë pas vrasjes së Selver Haradinajt në shtëpinë e tij. Në mungesë të rrugëdaljes dhe mesazheve që u përçohen, shqiptarët kanë hartuar strategjitë e tyre të veprimit kundër institucioneve të Serbisë në këtë pjesë të Kosovës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus