Kryesore » 2012 » Janar » 8 » Shqiptarët e Luginës ftojnë liderët shqiptarë
2:25 PM
Shqiptarët e Luginës ftojnë liderët shqiptarë
Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit u kanë kërkuar presidentëve dhe kryeministrave të Kosovës dhe Shqipërisë që t’i vizitojnë ata, pasi zyrtarët e lartë të shtetit serb po vizitojnë "një grusht bashkëvendësish të tyre” në Kosovë.
Në një deklaratë të intelektualëve të komunave shqiptare thuhet se; "Meqë presidenti Tadiç dhe zyrtarët e tjerë serbë hyjnë e dalin në Kosovë për një grusht bashkëvendësish të tyre, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Sali Berisha apo kryeministri Hashim Thaçi, duhet të marrin përgjegjësinë dhe shembullin duke bërë përpjekje diplomatike që të vijnë një ditë e të vizitojnë tri komunat e anashkaluara shqiptare nën Serbi, të vizitojnë monumentet kulturo-historike shqiptare si Molla e Kuqe, Masurica dhe lokalitetet tjera”.Intelektualët shqiptarë të Luginës, të kryesuar nga publicisti Refik Hasani, siç transmeton agjencia e lajmeve INA, kërkojnë këto vizita edhe për arsye të tjera.Sipas tyre, është simbolika e 1 dhe 2 marsit, që këtë vit shënon 20 vjetorin e Referendumit të Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovën, dhe 11 vjetorin e Marrëveshjes Paqësore të Konçulit që përfundoi konfliktin e armatosur të UÇPMB-së me forcat shtetërore serbe.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus