Kryesore » 2012 » Shkurt » 3 » Shqiptarët e Luginës duhet t’i gëzojnë të drejtat e tyre
7:00 PM
Shqiptarët e Luginës duhet t’i gëzojnë të drejtat e tyre
Zëvendëskryeministrja Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur të premten në një takim përfaqësuesit politik nga Lugina e Preshevës në përbërje te të cilit ishin, Riza Halimi, deputet në parlamentin e Serbisë; Galip Beqiri, Kryetar i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve dhe Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit.Në këtë takim u fol për situatën politike në Luginën e Preshevës, për gjendjen e shqiptarëve etnik të kësaj pjese, si dhe për efektet e marrëveshjeve teknike të arritura në Bruksel për përmirësimin e jetës së shqiptarëve atje, raporton Zyra për informim zëvendëskryeministres.Delegacioni i Luginës së Preshevës njoftoi zëvendëskryeministren Tahiri për zhvillimet më të reja në fushën e realizimit të të drejtave legjitime të komunitetit shqiptarë atje, duke potencuar në veçanti në sfidat dhe vështirësitë në planin politik, ekonomik dhe arsimor. Ata po ashtu vunë në dukje dukurinë e largimit të vazhdueshëm të shqiptarëve nga vendet e tyre nga mungesa e perspektivave të qarta për shqiptarët.Zëvendëskryeministrja Tahiri duke shprehur shqetësimin për gjendjen jo të mirë të shqiptarëve në Luginë, premtoi angazhimin maksimal të Qeverisë së Republikës së Kosovës në mbështetje të drejtave etnike të shqiptarëve, si dhe për ruajtjen e identitetit etnik dhe kulturor në trojet e tyre etnike.Tahiri theksoi se të drejtat e komuniteteve janë të garantuara me standarde ndërkombëtare, andaj Serbia duhet të respektoj këtë obligime ndërkombëtare karshi shqiptarëve të luginës së Preshevës dhe t’u sigurojë mirëqenie e perspektive demokratike.Duke folur për procesin e dialogut teknik në Bruksel, Tahiri tha se dialogu ka për qëllim zgjidhjen e çështjeve teknike mes dy shteteve fqinje, Kosovës dhe Serbisë, dhe marrëveshjet e arritura deri tash janë me efekte pozitive edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, sepse sipas saj sigurojnë lëvizjen reciproke dhe të njerëzve dhe mallrave.Tahiri premtoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifave të sigurimit të automjeteve që po e vështirëson lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke iu bërë me dije se qëndrimi i Kosovës në dialog ka qenë për zgjidhje në favor të qytetarëve, dhe se për shkak se Serbia ka insistuar për tarifa të larta atëherë Kosova është përgjigjur me reciprocitet.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus