Serbët e Kosovës frikohen se ndarja e Kosovës krijon Shqipërinë e Madhe dhe Serbinë e Vogël. Lideri i Lëvizjes serbe për rezistencë, Momqilo Trajkoviq ka thënë se ndarja e Kosovës krijon Shqipërinë e Madhe, ndërsa Serbinë e Vogël. Në debatin me temën "A është e mundur ndarja e Kosovës”, Trajkoviq ka thënë se nuk e mbështet ndarjen e Kosovës dhe as pavarësinë e saj. Ai po ashtu ka thënë se çështja e Kosovës mund të zgjidhet edhe në kuadër të Unionit Evropian. Nga ana tjetër, deputeti opozitar, Sadri Ferati, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili mori pjesë në këtë debat, vlerësoi se ndarja është një ide primitive dhe e rrezikshme.
Ndërsa nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga Partia Liberale, Petar Miletiq, tha se ndarja është një zgjidhje joreale.
Edhe deputetja Rada Trajkoviq nga Lista e Bashkuar Serbe pohoi se ideja e zëvendëskryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq për ndarje, është joserioze.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus