Kryesore » 2012 » Shkurt » 22 » Shqipëri, politikanët që premtojnë e s’bëjnë gjë, 2 vjet burgim
1:45 PM
Shqipëri, politikanët që premtojnë e s’bëjnë gjë, 2 vjet burgim
Më në fund pak shpresa për ndëshkim, për ata politikanë që nuk kursehen kurrë së premtuari tek shqiptarët por që rrallë herë e mbajnë ndonjë premtim të dhënë.Në Komisionin e Kuvendit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, u miratua të martën me votat e shumicës dhe opozitës, ndryshimi në Kodin Penal dhe atë Civil të Republikës.Neni i ri që u fut është: "Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar pro ose kundër një subjekti zgjedhor ose kandidati apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në dy vjet”.Në këtë mënyrë, politikanët shqiptarë të çdo krahu tani e tutje, të paktën sipas ligjit të ri që u miratua me konsensus, duhet ta bëjnë mend mirë kur premtojnë pa hesap.
Propozimi u bë nga opozita dhe u përkrah nga shumica. /noa/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus