Kryesore » 2012 » Korrik » 1 » Shoferët e ministrit të Kulturës vishen me para të shtetit
12:28 PM
Shoferët e ministrit të Kulturës vishen me para të shtetit
Auditorët kanë gjetur diçka e cila nuk është e zakonshme në MKRS. Shoferët e kabinetit të ministrit të Kulturës, Memli Kraniqi, janë veshur me rroba që i ka paguar Ministria. Sipas raportit të Auditorit, gjatë vitit 2011, MKRS-ja ka furnizuar shoferët e kabinetit të Ministritë me veshmbathje ku shuma totale ishte prej 1 mijë 385 eurove. "Sipas mostrave të testuara, nuk ekziston dëshmi për pranimin e veshmbathjeve nga përfituesit e tyre”, shkruan raporti, raporton sot Koha Ditore. 
Një tjetër parregullsi është gjetur te shpenzimet lidhur me aktivitetin për mbajtjen e manifestimit të 100-vjetorit të lindjes së "Nënë Terezës” në vlerë prej 7 mijë e 600 eurove që janë realizuar nga subvencionet. Për më tepër, këto shpenzime sipas auditorëve janë kryer për shtypjen e katalogëve dhe ballinës së librave por pagesa është bërë jashtë prokurimit. Ndërsa me rastin e manifestimit Muaji i Rinisë, janë angazhuar këngëtarë dhe grupe muzikore për koncerte manifestuese që janë mbajtur në shtatë komuna të Kosovës. Ani pse në këtë projekt ishte paraparë promovimi i grupmoshave dhe këngëtarëve të rinj, janë kompensuar pesë këngëtar të estradës vendore, në vlerë totale prej mbi 10 mijë eurosh. "Projekti ishte i paraparë për promovimin e aktiviteteve për të rinjtë, e cila në këtë rast nuk ka ndodhur”, shkruhet në raport.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus