Kryesore » 2012 » Korrik » 26 » Shkup, protesta për Ban Ki Moon (+VIDEO)
1:26 AM
Shkup, protesta për Ban Ki Moon (+VIDEO)
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon u prit me protesta edhe në Shkup. Nacionalistët maqedonas kërkuan që të ndërpriten negociatat për ceshtjen e emrit me Greqinë, ndërsa ai u angazhua që të ndikojë tek Athina për një zgjidhje sa më të shpejtë të procesit të zgjidhjes së emrit përmes negociatave. Ai këtë ia parashtroi presidentit Gjeorgje Ivanov në një takim në Ohër."Do të investojmë përpjeke maksimale për të biseduar me autoritetet greke. Menjëherë pas vizitës do të dërgoj në Greqi përfaqësuesin tim special Metju Nimic që të përcjellë atë për të cilën kemi biseduar këtu. Unë personalisht do të bisedoj me kryeministrin Samaras për të ndihmuar në përshpejtimin e këtij procesi. Është për të ardhur keq se si dy vende fqinje nuk arritën të shfrytëzojnë potencialet e tyre për bashkëpunim rajonal për pajtim e zhvillim”, tha Ban Ki Moon.
Kjo vizitë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së pritet të jetë një impuls pozitiv për zgjidhjen e problemit të emrit mes Shkupit dhe Athinës që po mban të bllokuara reformat dhe proceset Euro-Atlantike të Maqedonisë.
Shkup, protesta për Ban Ki Moon - Top Channel... by TopChannelAlbania  
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus