Kryesore » 2012 » Maj » 13 » Shkalla e ndotjes së ambientit është alarmante
2:23 PM
Shkalla e ndotjes së ambientit është alarmante
Monitoruesit e ambientit në Kosovë alarmojnë se shkalla e ndotjes së ujit, tokës dhe ajrit është shqetësuese. Vetëm nga termocentrali Kosova A lirohen grimca pluhuri 14 herë mbi normat e lejuara, derisa në Kosova B deri në 3 herë. Njohësit e kësaj fushe thonë se Kosova ka legjislacion të standardeve ndërkombëtare, por ai nuk zbatohet në fushën e mjedisit. Sipas tyre, vendi është në gjendje kaotike nga kontaminimi.Kosova renditet në nivelin më të ulët të standardeve mjedisore në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. Ndotja e ajrit, e ujit dhe e tokës kanë marrë përmasa alarmante dhe gjendja po keqësohet çdo ditë e më shumë, thonë ekspertë të çështjeve mjedisore.Kosova nuk ka një industri funksionale, por ato pak kapacitete prodhuese që funksionojnë, janë shndërruar në ndotësit kryesorë të mjedisit.Pa dyshim, sipas ekspertëve të ambientit, ndotësit më të mëdhenj të mjedisit në Kosovë janë Korporata Energjetike e Kosovës, Ferronikeli, pastaj Fabrika e çimentos "Sharrcem” në Han të Elezit dhe si sektor që ndikon mjaft shumë në ndotjen e ambientit është sektori i transportit.Drejtori i Qendrës Rajonale të Mjedisit në Kosovë, Zeqir Veselaj thotë se parametrat mjedisorë janë larg standardeve, të cilat do të mundësonin një jetë të shëndetshme në Kosovë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus