Kryesore » 2012 » Prill » 2 » Sherri i patriotizmit
0:00 AM
Sherri i patriotizmit
Taksisti prishtinas, Përparim Fazliu - Gushta, i cili i mban në veturë fotografitë e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit, nuk është më në qarkullim. Persona të panjohur, të shtunën në mëngjes, ia vunë flakën makinës së tij. Për të, ky incident ka ndodhur për motive politike. Policia po e heton rastin.Ua pa sherrin fotografive në taksinë e tij. Është kjo arsyeja e vetme për të cilën Përparim Fazliu thotë se iu dogj makina. Taksistin që të gjithë e njohin me nofkën Gushta, u tmerrua nga ajo çfarë pa mëngjesin e së shtunës. Pak para se të zbardhte dita, makina me më cilën ai punonte si taksist iu dogj e tëra. Të shtunën fytyra e tij nuk ishte e qeshur ashtu siç është zakonisht. Pamjen e makinës që po merrte flakë akoma i kishte para syve. Ishte ky incident nga i cili Gushta gati sa nuk pësoi infarkt. Kjo pasi me makinën e tij nga e cila nuk ka mbetur gjë pasi u dogj, Gushta mbante dy fëmijët dhe gruan e tij. E krejt ky incident për Gushtën nuk është i rastësishëm. Sipas tij, makina nuk u dogj nga ndonjë defekt. Pasi këtij incidenti Gushta thotë se qëndrojnë motivet politike. Kjo pasi taksia e Gushtës nuk ishte taksi e zakonshme. E gjithë sipërfaqja e makinës së tij ishte e mbushur me fotografi të politikanëve dhe me porosi për tradhtarët e kombit. Në makinën e tij qysh kaherë kanë zënë vend fotografitë e Fatmir Limës, Jakup Krasniqit e madje edhe të Ramush Haradinajt.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus