Kryesore » 2013 » Prill » 2 » Shehtanski ia merr “nderin” Haradinajt
4:12 PM
Shehtanski ia merr “nderin” Haradinajt
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk është më Qytetar Nderi i Tetovës. Aktvendimi për anulimin e vendimit të Komunës së Tetovës, me të cilin Haradinaj ishte shpallur Qytetar Nderi tashmë ka hyrë në fuqi pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë, njofton albtime.
Iniciativa për anulimin e këtij vendimi ishte iniciuar nga Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale.
Ky vendim ishte publikuar në Gazetën zyrtare të datës 27 mars dhe tani më ka hyrë në fuqi.Haradinaj mori statusin e Qytetarit të Nderit në Tetovë më 31 janar me vendim të Këshillit Komunës. Në mbledhjen në të cilën u mor ky vendim nuk ishin prezentë këshilltarët maqedonas.Reagimi i Inspektoratit arsyetohej se nuk është respektuar parimi i sistemit të Badinterit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus