Kryesore » 2012 » Shkurt » 17 » SHBA, të shtëna në ndërtesën e FBI-së
9:34 AM
SHBA, të shtëna në ndërtesën e FBI-së
FBI tha se një agjent i emigracionit ka qëlluar dhe ka plagosur një agjent tjetër, ndërsa pastaj është vrarë nga kolegu i tretë në një ndërtesë federale, njofton agjencia e lajmeve, Associated Press.Agjenti special i FBI-së Stiven Martinez tha se të shtënat kanë ndodhur ditën e djeshme rreth orës 17 e 30 sipas kohës lokale.Më herët ka pasur raporte kundërthënëse rreth numrit të njerëzve që ishin vrarë.Martinez, sipas AP-së, e cilësoi incidentin si një rast dhune në vendin e punës ku ishin të përfshirë dy agjentë federalë.Ai tha se njëri agjent kishtë qëlluar disa herë mbi agjentin tjetër, duke e plagosur.Në këtë pikë, agjenti tjetër ka ndërhyrë duke gjuajtur, dhe ka rezultuar me vdekjen e sulmuesit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus