Kryesore » 2012 » Maj » 2 » Shala: Koha e Ramush Haradinajt dhe AAK-së po vjen
3:02 PM
Shala: Koha e Ramush Haradinajt dhe AAK-së po vjen
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pranon se është vështirë të funksionojë pa liderin e saj politik Ramush Haradinaj. Në 12 vjetorin e themelimit të partisë, nënkryetari i parë, Blerim Shala shprehu bindjen se Ramush Haradinaj do të jetë lideri i parë dhe i fundit që në rigjykimin e Hagës, do të shpallet i pafajshëm.Që nga momenti, kur Ramush Haradinaj është detyruar që me vullnetin e tij të shkojë për të dytën herë në Tribunalin e Hagës, kemi qenë të bindur se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka qenë dhe do të shpallet i pafajshëm. Në një konferencë për media, nënkryetar i parë i AAK-së, Blerim Shala, tha se rruga e AAK-së pa liderin e saj, ka qenë e vështirë, ndërkaq shprehu bindjen se po të ishte i lirë, Haradinaj, Aleanca do të udhëhiqte qeverinë e vendit. 

" Jemi të sigurt se Ramush Haradinaj do të jetë njeriu i parë dhe i fundit që ka fituar dy herë në pafajësinë në Tribunalin e Hagës. Jemi të sigurt se nëse Ramush Haradinaj do të ishte këtu pas korrikut 2010 jemi të sigurt se proceset politike do të zhvilloheshin ndryshe dhe aleanca do të udhëhiqte qeverinë e Kosovës”, tha Shala.

Në ditëlindjen e 12 të themelimit të AAK-së, Shala tha se kur AAK në vitin 2008/2009 pati mundësi të udhëheqë si duhet një fushatë zgjedhore, dyfishoi votat në nivel të Kosovës në vitin 2009, por hovi i saj u ndërpre.

" Në 12 vitet e kaluara, AAK ka pas fatin të bie dhe të ngritët, të largohet prej suksesit në zgjedhje e politikë, atëherë kur ka qenë vetëm një hap larg suksesit të qëndrueshëm. Kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër, u pa sesi mund dhe si duhet të udhëhiqet me qeverinë e vendit”, vazhdoi tha Shala.

Shala tha se koha e Ramush Haradinajt dhe AAK-së po vjen. Ai tha se Ramush Haradinaj do ta dërgojë AAK-në, aty ku kurrë nuk ka qenë më parë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus