Kryesore » 2012 » Prill » 13 » Serbia nuk dorëzon xhipin dhe armët e policëve të arrestuar
3:44 PM
Serbia nuk dorëzon xhipin dhe armët e policëve të arrestuar
Ministrit serb të Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, duket se i kanë pëlqyer shumë xhipi dhe armët e dy policëve kufitarë të Kosovës, që u arrestuan nga xhandarmëria serbe më 31 mars në fshatin Dumnicë të Podujevës, afër kufirit me Serbinë.Daçiç ende është duke mbajtur automjetin e policisë, dy pushkët automatike, dy revolet, e pajisjet tjera, të cilat i kishin dy policët kufitarë, Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, ditën e arrestimit. Ministri serb ka liruar dy policët kufitarë në fillim të javës që shkoi, më 3 prill, por nuk ka dhënë ndonjë shenjë se do të dorëzojë edhe xhipin dhe gjërat e tjera që mbanin policët. Pas lirimit ata kishin me vete vetëm uniformën e tyre. Një burim brenda Policisë së Kosovës ka thënë për "Kohën Ditore” se të dy policët kufitarë të Kosovës po patrullonin me xhipin (donacion nga Komisioni Evropian), para se të arrestoheshin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus