Kryesore » 2012 » Dhjetor » 17 » Serbia, gati platformën për Kosovën
2:52 PM
Serbia, gati platformën për Kosovën
Në takimin e mbrëmshëm të krerëve shtetëror serb edhe njëherë është konfirmuar qasja e bashkuar shtetërore ndaj të gjitha temave, ka deklaruar kryeministri serb Ivica Daçiç, duke theksuar se pas takimit me Aleksandar Vuçiç është konfirmuar se mes dy partive kryesore në vend ekziston uniteti total për të gjitha çështjet me rëndësi, raporton KTV-ja. Autoritetet e larta të Serbisë kanë diskutuar mbrëmë për disa orë për tekstin e platformës për Kosovën. "Mes dy partive më të mëdha ekziston uniteti për të gjitha çështjet me rëndësi. Serioziteti i situatës në të cilën gjendet vendi na detyron të jemi të bashkuar dhe të dyja partitë janë të gatshme të ofrojnë kontributin, që qeveria të ketë kapacitet që të realizojë qëllimet e veta për gjetjen e zgjidhjes së duhur lidhur me Kosovën, reformat dhe integrimet evropiane”, ka thënë Daçiç.
Mediat në Beograd citojnë burimet nga presidenca serbe të kenë thënë se platforma është gati dhe se do t’iu prezantohet shefave të grupeve parlamentare në pjesën e dytë të javës që vjen.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus