Kryesore » 2012 » Prill » 18 » Serbia e kupton vetëm gjuhën e reciprocitetit!
0:02 AM
Serbia e kupton vetëm gjuhën e reciprocitetit!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës akuzon Qeverinë se nuk po mund ta zgjidhë çështjen e veriut, pasi është kapur dhe shantazhuar nga krimi. Deputeti Daut Haradinaj, në një intervistë për Rubikon të KTV-së, kërkon që të mos përjashtohet edhe forca për ta rikthyer sovranitetin, kurse reciprociteti në raport me Serbinë, sipas tij, do të ishte masa e duhur. Si shembull, ai kërkon reciprocitet të plotë me Beogradin, duke thënë se nëse arrestohen dy policë kosovarë, do të duhej arrestuar edhe dy xhandarë të Serbisë. Aksioni i 25 korrikut në veri për deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj, ishte një skenë teatri e Qeverisë së Kosovës.

Në Rubikon të KTV-së, Haradinaj, ka thënë se kjo Qeveri dhe këta njerëz nuk mund ta zgjidhin çështjen e veriut pasi janë të shantazhuar.

Ai ka përmendur SHIK-un dhe krimin që për 12 vjet këta njerëz të pushtetit nuk i lë të punojnë për vendin.

Haradinaj tha se përdorimi i forcës në veri nuk duhet të përjashtohet si opsion, sepse është i pamundur kontrollimi i asaj pjese në forma të tjera.

Ai kërkoi reciprocitet të plotë, kur si shembull ka përmendur arrestimin e dy xhandarëve serbë në përgjigje të aktit ndaj dy policëve kosovarë.

Pas rastit të vrasjes së një qytetari shqiptar në veri dhe akteve të fundit të serbëve, për Haradinajn, reagimi i parë i institucioneve do të ishte kërkimi i përgjegjësisë deri tek dorëheqja.

Ai ka kritikuar edhe dialogun e fundit me Serbinë dhe se si nga ky proces nuk po përfiton asgjë Kosova.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus