Kryesore » 2012 » Mars » 30 » Serbia arreston personin e gabuar
12:56 PM
Serbia arreston personin e gabuar
Të enjten e javës së kaluar, policia serbe në Merdarë, ka arrestuar një qytetar të Prizrenit, me emrin Buri Telaku, i cili nga autoritetet serbe akuzohet për krime lufte.
Mirëpo, sipas burimeve të Radio Kosovës, fjala është për arrestimin e personit të gabuar, meqë i arrestuari quhet Talat Buri dhe ai gjithashtu është nga Prizreni.
I arrestuari, Talat Buri, gjendet në burgun e Pozharevcit dhe lëndën kundër tij është duke e zhvilluar e ashtuquajtura Gjykata e Qarkut të Prizrenit, e zhvendosur në Pozharevc edhe pse sipas zyrtarëve serbë për vepra të tilla është kompetente vetëm Gjykata për krime të luftës në Beograd. Zëvendësprokurori për krime lufte i Serbisë, Bruno Vekariq, i tha Radio Kosovës, se kanë njoftime për arrestimin e personit të gabuar, mirëpo organet kompetente janë duke e bërë verifikimin e tij. 
Ndërkohë, Gjykata e Pozharevcit, ka angazhuar mbrojtësin zyrtar, kurse familjarët e Talat Burit kanë angazhuar mbrojtës Arianit Kocin, nga Prishtina, i cili thotë se është në kontakt me organet gjyqësore. "Besoj që të hënën lënda do të procedohet në prokurorinë speciale për krime lufte në Serbi. Lënda ishte e pa kompletuar, ishte vetëm me gjysmë emri, mbiemri etj. Shihet se kanë arrestuar personin e gabuar. Kjo është një sjellje shumë jo profesionale e të gjitha strukturave dhe nëse ka sado pak drejtësi ai do të lirohet”, tha Koci për Radio Kosovën. 

Megjithatë, Koci nuk deshi të komentojë rreth asaj nëse arrestimi i Talat Burit është një hakmarrje e Serbisë, ndaj shtetasit kosovar, për shkak të arrestimeve të disa serbëve për veprimtari të palejueshme në Kosovë, që i ka bërë ditë më parë Policia e Kosovës. Edhe pse mediat serbe kanë njoftuar fillimsiht për arrestimin e tij nuk ka pasur reagime të tjera rreth arrestimit të personit me identitet tjetër. Reagime nuk ka pasur as nga institucionet e Kosovës e as nga EULEX-i.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus